“I’m a mess” nga Bebe Rexha kthehet në hit, mbi 100 milionë klikime në YouTube
Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, vazhdon të shënojë sukses me albumin e saj më të fundit “Expectations”.
Kënga “I’m a mess” është njëra ndër hitet më të mëdha të albumit, e cila e ka renditur këngëtaren në majë të top listave botërore për disa muaj.
Klipi i përshtatej shumë tematikës së këngës, e cila në vetvete rrëfen kalimin nga ankthi dhe depresioni, gjëra me të cilat këngëtarja është sprovuar në jetën reale.
Në vetëm pak kohë pas publikimit, “I’m a mess” numëron tani mbi 100 milionë klikime në kanalin YouTube.
E lumtur për këtë gjë, këngëtarja vendosi t’i falënderojë fansat përmes një video të publikuar në Instagram, ku shfaq disa nga prapaskenat e realizimit të klipit.
“100 milionë shikime në videon e këngës “I’m a mess”! Faleminderit”, ka shkruar Bebe Rexha në mbishkrimin e videos.