Incidenti i radhës me veshjen e Rita Orës
Ajo nuk e ka aspak problem të tregojë format e saj trupore dhe njihet për veshjet e saj provokuese por zgjedhja e fundit e ka përballur Rita Ora-n me disa vështirësi.
Ajo ka treguar më shumë seç duhet teksa po performonte për xhirimet e videos së re muzikore në New York, ditën e enjte.
Këngëtarja e hitit “Body On Me” dukej sensacionale e veshur me një xhaketë blu dhe një palë çizme të gjata por ajo është detyruar të mbulojë pjesët intime pasi veshja e zgjedhur dukej se nuk ishte shumë funksionale për kërcim, sidomos në një nga skenat ku ajo ngre këmbën lart.