Incidenti që e vendosi në pozitë të vështirë Harry Style..
Harry Style po korr një sukses të jashtëzakonshëm me karrierën e tij si solist dhe këtë fakt e vërtetojnë koncertet e tij që janë të mbushura me mijëra fansa. Vetëm pak ditë më parë këngëtari i famshëm ka performuar ‘live’ në Londër, projektin e tij më të ri muzikor të titulluar “Kiwi”. Por gjatë performancës 23-vjeçari aksidentalisht u rrëzua nga skena pasi shkeli në një kivi të hedhur përtokë nga fansat e tij. Ky ishte një ndër momentet më të turpshme dhe të sikletshme që është dashur të kalojë ‘live’.