Lajme

11 February 2019

Indrit Cullhaj: Dua të shpallem kampion bote dhe të ngre flamurin shqiptar për herë të parë në sportin e Judos!

Në fokusin e intervistave këtë herë po sjell për ju një emër të ri por jo pak të njohur, përkundrazi!

 

Sportisi 22 vjeçar nga Tirana Indrit Cullhaj ka bërë krenar së pari veten, familjen dhe sigurisht shqipërinë me çmimet dhe medaljet e shumta të fituara Judo e jo vetëm.

 

I ri, punëtor, plot pasion dhe synime. Indriti është një nga ato personazhe që punon dhe nuk kërkon vëmendje, por vëmendja e do atë. Nuk po e zgjas shumë, ndaj iu ftoj të lexoni këtë intervistë të realizuar me Indritn, një emër që premton shumë sukses!

 

Indrit, ke aq shumë çmime të fituara sa që jemi kurioz të dimë se ku i vendos? T’i zë shtëpia?

 

:Normal që mi ze shtëpia pasi i kam koleksion në shtëpinë time, i kam rreshtuar njera pas tjetres, kujtime që, nesër kur të bëhem me familje të kujtoj se çfarë kam arritur.

 

Me çfarë po merresh aktualisht?

 

: Momentalisht jam fokusuar në botën time,  vetëm sport dhe shkollë, shumicën e kohës e kaloj në Judo, 6 orë në ditë stërvitje intesive

 

Një nga shumë arritjet e tua është edhe shpallja si kampion i ballkanit për Senior me peshën 66KG. Kemi fakte ne për ta vërtetuar këtë? Nisur nga rasti i fundit i piktorit që mashtroi mediat, tashmë duam të verifikojmë çdo gjë. (Jo se më para nuk e bënim).

 

:Medalja flet vetë më shumë se fjalët e njërëzve,  plus mund të shkruash tek federata botërore emrin tim dhe të tregon ajo më saktë të gjitha arritjet e mia.

 

Dimë se stërvitesh me tranjerin e Maljdina Kelmendit, si arrite të hyje në kontakt dhe si është të punosh me të?

 

:Unë kam ushtruar per herë të parë në vitin 2008 në Kosove, tranjeri më pa që kisha “brum” për këtë sport e që atëherë më thoshte të shkoja në Kosovë të ushtrohesha sepse sipas tij do kisha arritje të mëdha. Pa kaluar një vit shkova, dëgjova fjalën e tranjerit, u largova nga rruga nga gjithçka,  i vura vetes qëllim për të prekur ëndrrën time.

 

 Fuqia e muskujve është aset që të shërben në përditshmëri?

 

:Po e vërtet, më ndihmon shumë, gjatë jetës time jam një hap para rrethit tim që më rrethon!

 

 Sa dhe si ndikon sporti që bën në marrëdhënie me femrat?

 

:Çdo sportist, 1 muaj para garave duhet të ketë distancë nga femrat pasi gjatë gjithë kohës je fokusuar duke u stërvitur, plus të shpërqëndrojnë dhe duhet të fikësh telefonin dhe te shikosh punën tënde sepse nese merresh eshtë e vështirë, për faktin se muskujt nuk veprojnë siç duhet nëse njëkohësisht ushtron dhe  frekuentohesh me femrat.

 

Single apo…

 

 

:Ësht diçka private!

 

Ndjekësit në Instagram i ke real?

 

:I kam real dhe s’më intereson sa kam pasi janë thjeshtë numra! Edhe sikur të kisha me mijëra Followersa  s’do më bënte përshtypje, njerzit ndjekin dikë që i frymëzon për jetën e tyre.

 

 Kush është mesazhi më i çuditshëm që ke marrë ndonjë herë në Instagram, veçanërisht nga vajzat?

 

:”Shumë do deshiroja të kisha njëherë pranë vetes, do çmendesha  duke të prekur muskujt”- etj etj

 

 Familja çfarë mendon dhe si ndikon tek karriera jote?

 

:Familja është shtysa më e madhe në jetën time, kam dy vëllezër më të rritur dhe dy prindër të mrekullueshëm,  ato janë personat që më kanë shtyrë në ketë sport edhe kur kam thënë që  s’mundem, ato më kanë drejtuar përsëri në Judo.

 

Kush janë synimet e 2019, meqë ende jemi në nisje të tij.

 

:Të ruaj titullin si kampion ballkani!

Të futem në zonën e podiumit evropian dhe në botëror, gjithashtu të kualifikohem për lojërat olimpike,  Tokyo 2020!

 

Dimë gjithashtu që ke edhe një palestër. Si po ecën aktiviteti?

 

:Palestra po ecën për mrekulli pasi vellai,  tranjer i Tiranës,  shkurt Çullhaj, bashkë me mua po bëjmë një punë strikte sikurse në Kosovë, një stërvitje që rrisim breza më mir se në shkollat e sotme,  disiplin, respekt dhe tolerancë!

 

Ku i gjetët lekët për të hapur një biznes?

 

:Nga gjithë familja! Unë  s’kam punuar pasi puna ime ka qenë sporti, të tjerët kanë punuar me vite nga dy punë dhe kanë qenë edhe emigrantë në vende të ndryshme dhe sot investuam tek pasioni që ne kemi.

 

Është e vërtetë që sportistë si ju pinë kokainë apo substanca të ndryshme?

:Unë kurrë  s’kam pi gjëra të tilla pasi kush pi, herët a vonë do dalë e vërteta,  pastaj çdo gjë që kanë ndërtuar bie poshtë menjëherë!

 

 Shteti shqiptar ju ka mbështetur?

:Vetëm Bashkia e Tiranës

 

Çfarë kërkoni prej tij?

 

:Vetëm mbështetje, mirëkuptim dhe shperblim për çdo medalje që mund të marr!

 

Kalojmë pak tek seksi. Meshkujt me muskuj janë më të mirë në shtrat apo dështojnë? Kështu kemi dëgjuar ca mite?

 

:Varet nga mashkulli, le të ketë muskuj, nuk ka të thotë!

 

 Po meshkujt të gjuajn?

 

:Dinë kë gjuajnë meshkujt, me mua rrinë drejt, si nuse, distancë, pasi e dinë me kë kanë të bëjnë!

 

Treshe keni provuar?

 

:Jo

 

Eksperiencat më të veçanta në sex?

 

:Diçka private

 

Për ta mbyllur, kush janë planet e tua të reja të karrierës?

 

 :Te shpallem kampion i Botes, të ngre Flamurin Shqiptar për herë të parë në sportin e judos!

 

Gazetar: Ronaldo Sharka (TemA TV)

Fotot: Pirro Beati

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com