Lajme

13 June 2017

Instagramin e Britney Spears e zë virusi…

|
By
|
0 Comment
|

Seksioni i komenteve në llogarinë e Instagramit të Britney Spears është përdorur nga hakerat për të koordinuar sulmet.Kompania e sigurisë Eset, ka zbuluar se hajdutët e internetit kontrollonin një virus të quajtur Turla, duke postuar komente mbi fotot e këngëtares.Komenti në fakt dukej si spam, por më pas transformohej në një virus, duke shigjetuar viktimat e faqeve të tjera. Edhe faqe të tjera janë përdorur për të gjurmuar viktimat dhe për të përhapur virusin.
Turla ka qënë aktive që nga 2014, dhe synonte të kapte punonjësit e qeverisë, diplomatët dhe zyrtarë të tjerë, thotë kërkuesi i Eset, Jean-Ian Boutin. Mendohet të jetë përdorur nga një grup hakerash që punonin për shtetin rus.Shpesh, tha ai, ata që krijuan Turlën kanë kompromentuar faqe që synohej të vizitoheshin.Një server i kompromentuar i kërkonte vizitorëve të instalonin një ‘extension’ për brouserin Firefox.
Boutin tha se kanë qënë në kontakt me Mozilla, e cila po punon për të ndaluar këtë ‘extension’ nga Firefox. Në një deklaratë në Instagram thuhet: “Ne jemi në dijeni të këtij aktiviteti dhe po ndërmarrim veprime kundër llogarive përgjegjëse”.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com