Intervistë/Mc Kresha rruga për në tregun ndërkombëtar
1. Rapsodët Mc Kresha dhe Lyrical Son,pas sukseseve të njëpasnjëshme,cfarë i kanë rezervuar publikut shqiptar?
Besoj që surprizat s’do të mungojnë edhe kësaj here nga ne,kemi projektin e PINT i cili quhet USA- United States of Albanians.Do të jetë një album me artistë të ndryshëm,por që do të jetë produkt i Specit.
2.Kemi dëgjuar për një bashkëpunim të dytë me Juelz Santana,legjenden e rap music. Keni qënë pjesë e playlistave në shumë radio botërore me këngën e parë. për cfarë do të flasë kënga e dytë,nëse do të realizohet si plan?
Projektin me Juelz e e kemi realizuar pasi që jemi rritur duke dëgjuar dhe percjellur ndryshimin e rap skenës,pikërisht me lëvizjen e Dipset.Kjo ishte arsyeja kryesore në realizimin e këtij bashkëpunimi. Jemi munduar gjithmonë të arrijmë internacionalizmin e muzikës rap shqip dhe besoj që gradualisht ky art po vlerësohet ndërkombëtarisht.
3. Me albumin “Rapsodët Në Rap Të Sodit” kapët majat e klasifikimeve iTunes dhe billboard.Ku synoni të arrini me projektet e rradhës?
Synimi ynë,sic e thashë edhe më lart,është ta bëjmë këtë rrymë muzikore sa më të ngritur dhe kompetitive me tregun europian. E pse jo dhe botërorë,duke marrë parasysh që gjuha jonë është shumë e ëmbël dhe tingëllon shumë interesante ër popujt perëndimorë.
4.Të kemi parë duke reklamuar modele veshjeje të shumta me logon e “specit” P.I.N.T. Për cfarë po paralajmëroni?
Eshtë një koncept i filluar që në vitin 2011,por tani po i vjen rradha të finalizohet. Dalja e tyre në tregun e modës urbane përmes kompanisë iGroove nga Zvicra. Normal është produkt i PINT,por vlen të përmendet që produkti do të jetë online. Besoj që sëshpejti do të mund t’i prezantojmë edhe në koncertet tona për fansat dhe dashamirësit tanë.
5.Kur do i kemi rapsodët e shqiphopit në studio për një freestyle që do të cilësohej si freestyle i vitit?
Sa i përket freestyle ,besoj që kur të vijmë në studio,do i vijë radha.