Irma Libohova hap dyert e shtëpisë për TemA TV
Në fokusin e emisionit të radhës nga Dasara Karaiskaj për TemA TV ishte Irma Libohova dhe Rei Bezhani, ky i fundit një këngëtar i ri por shumë i talentuar.
Rei dhe Irma kanë qenë duke xhiruar klipin e tyre muzikor me titull “Peng”, brënda mureve të shtëpisë së Irma Libohovës.
Dasara dhe kamera e TVT kanë ndjekur hap pas hapi xhirimet, duke na sjellë më nga afër pamjet nga shtëpia e Irma Libohovës.
Titulli i këngës nga Irma Libohova dhe Rei Bezhani mban emrin “Peng” dhe pritet të publikohet së shpejti.