Lajme

26 February 2018

Ish e dashura e Ronaldos: Nuk është i mirë në shtrat, por nuk është gej

Nereida Gallardo dhe Cristiano Ronaldo kanë qenë të lidhur në vitin 2008, kur futbollisti portugez luante në Angli. Ndërsa përkundër se kanë kaluar shumë vite që nga ndarja e tyre, bukuroshja spanjolle akoma nuk ia ka falur.

Në intervista të ndryshme ajo shpesh e ka përulur superyllin e Real Madridit duke e quajtur një frikacak, pasi ishte ndarë me të vetëm duke i dërguar një mesazh në telefon.
Duke qenë një yll shumë i popullarizuar, jeta e 33-vjeçarit jashtë fushës së futbollit monitorohet nga afër, ndërsa mediat vazhdimisht shkruajnë për ngjarje apo thashetheme nga më të ndryshmet për të.
Jeta romantike e Ronaldos nuk ka qenë e varfër, ndërsa ish-të dashurat e tij shpesh kanë folur për përjetimet sa ishin bashkë me futbollistin e famshëm.
Gallardo është njëra prej tyre, e cila ka thënë se Cristiano nuk është aq i mirë në shtrat.

“Atë e konsiderojnë të magjishëm në shtrat, mirëpo pas herës së parë, e zë gjumi”, janë fjalët e ish-të dashurës së portugezit. “Burri im është më i mirë se ai”, ka thënë ajo më tej.
Në një intervistë të fundit për Vanity Fair, Nereida ka folur sërish rreth lidhjes së dikurshme me portugezin duke i hedhur poshtë thashethemet se ai është homoseksual.

“Cristiano homoseksual? Kur ishte me mua jo, ju siguroj për këtë”, ka deklaruar Gallardo.

Më tej, ajo ka treguar një detaj duke theksuar se Ronaldo nuk pëlqen të përdorë prezervativë dhe nuk është aspak i kujdesshëm gjatë marrëdhënieve seksuale me femra të ndryshme.

Në të kaluarën, Nereida kishte thënë se lidhja e saj me futbollistin kishte përfunduar për shkak se atë nuk e pëlqente nëna e CR7 (Dolores Aveiro), për shkak se disa fotografi nudo të saj u publikuan në internet.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com