Ish e dashura e shumë përfolur e Princ Harry-t, lidhet me një Harry tjetër!
Siç dihet nga të gjithë tashmë, Pirnc Harry para Meghan Markle ka qënë në një lidhje mjaft serioze me një tjetër aktore,Cressida Bonas.
Harry dhe Cressida kanë qenë bashkë nga viti 2012 deri në 2014 dhe thuhet se u prezantuan nga Princesha Eugenie.
Por mesa duket Cressida pas më shumë se dy vitesh pauzë në jetën sentimentale më në fund ka gjetur dashurinë e jetës,por ku qëndron lajmi këtu do thoni ju?!
I dashuri i ri i Cressiden ka të njëjtin emër me Princ Harry-n,pra quhet Harry!
Ai vjen nga një familje britanike dhe emri i tij i plotë është Harry Wentworth-Stanley.
Harry duket se është afër familjes mbretërore duke postuar këtë foto me Prince William në hapjen e “James Place”, një qendër që ofron mbështetje për burrat që kryejnë vetëvrasje, në nder të vëllait të tij Harry James, i cili tragjikisht ka kryer vetëvrasje në 2006.