Ish e dashura tregon për abuzimet e R.Kelly dhe si e linte pa ushqim nëse nuk i bindej
Vazhdojnë skandalet rreth R.Kelly dhe abuzimet e tij seksuale e jo vetëm, me femra të ndryshme. Ditën e djeshme kanë dalë detaje shokuese nga intervista me ‘Rolling Stone’ të një prej të dashurave të këngëtarit. Kitti Jones, me profesion DJ, ka qenë në lidhje me Kelly-n nga viti 2011 deri në 2013. Ajo ka treguar gjatë intervistës për gjuajtjet kundrejt saj nga ish i dashuri, dhe që ishte rrahur nga ai plot 10 herë vetëm vitin e parë të lidhjes së tyre. Madje në një rastet artisti i muzikës R&B e ka detyruar të kryejë marrëdhënie me femra të tjera. Abuzimi i tij arrinte deri në pikën që i ndalonte interaktivitetin në rrjete sociale si edhe ushqimin, nëse ajo nuk i bindej.