Ish i burgosuri më seksi në botë krah prezantueses shqiptare
Jeremy Meeks mori vëmendjen e të gjithëve menjëherë pas publikimit të fotografive të tij nga policia.
Pas daljes nga burgu ai ka nënshkruar kontratë me agjencinë e modelingut “White Cross”, ndërsa u bë pjesë e shumë revistave të njohura.
Megjithatë bukuroshi që u cilësua si i burgosuri më seksi në botë,e që tashmë gëzon një karrierë mjaft të suksesshme, ndodhet në edicionin e 70-të të festivalit të Kanës. Aty ka shkuar edhe moderatorja shqiptare Albana Osmani, e cila po shijon këtë event të rëndësishëm dhe nuk ka humbur mundësinë për të bërë selfie me disa prej personaliteteve që janë të pranishëm, përfshirë Jeremy-in.