Ish i dashuri i Xhesika Berberit sapo u martua me bukuroshen brune
Modelja dhe Evald Balla qëndruan në një lidhje për një kohë të gjatë, të cilën Berberi e bëri publike në rrjetet sociale apo nëpër intervista.
Ndërsa lidhja e tyre mori fund, një ditë më parë u publikua martesa e tij me një tjetër vajzë. Të dielën kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, publikoi foto nga kurorëzimi i dashurisë së Evaldit dhe brunes së quajtur Fiona Guxholli.
Mbiemri i saj është shumë i dëgjuar për ju dhe jo pa arsye, pasi ajo është një e afërme e politikanes demokrate Suzana Guxholli, ish-këshilltare e Ekonomisë e ish-kryeministrit Sali Berisha.
Evaldi dhe Fiona ishin një çift shumë ndryshe nga ata të zakonshmit, ajo kishte zgjedhur një fustan të kuq, në vend të bardhit, për t’iu përshtatur festave, ndërsa ai këmishë gri dhe pantallona të zeza, larg kostumit tradicional.