Ish-i i JLo shokohet pasi i tregojnë për lidhjen mes JLo dhe Drake
Ish bashkëshorti i Jennifer Lopez, Chris Judd, u shokua kur mori vesh se ajo dhe Drake kishin nisur diçka me njëri-tjetrin. Judd i cili u divorcua nga Lopez në vitin 2002 ka pas punuar si balerin dhe koreograf i këngëtares. Pas ndarjes ai vazhdoi jetën e tij normalisht dhe me sa duket kontakti i vetëm me ishin e tij ishte nëpërmjet medias. Lajmi që i kishte shpëtuar ishte ai për një lidhje mes JLo dhe reperit Drake. Balerini u shpreh mendjehapur duke thënë: “Nuk e di, ju më surprizuat me atë që thatë.Për mua mjafton që ajo të jetë e lumtur.”