Ish-shërbyesja flet për pedofilinë e Michael Jackson
Veshje të brendshme në vaskën e hidromasazhit, vazelinë në dhomën e gjumit, kaseta VHS me akte seksuale të fshehura në biblioteka sekrete… “Michael Jackson ishte pedofil grabitqar”. Kështu deklaroi Adrian McManus, ish-shërbyesja e këngëtarit të ndjerë. Në një intervistë për “Daily Mail” tregon detaje shqetësuese nga shërbimi 4-vjeçar për mbretin e popit, madje dhe që i ka parë vetë takimet me viktimat e vogla.
“Nuk kam ndërhyrë kurrë dhe nuk e kam ngritur kurrë si çështje, sepse ishte shefi im dhe ti vepron siç të thonë”, -deklaroi gruaja 56-vjeçare. “Kisha frikë të tregoja, pasi truprojat e Michael-it më kishin kërcënuar me jetë”.
Pak ditë nga publikimi i dokumentarit “Leaving Neverland”, me detaje mbi abuzimet seksuale ndaj dy djemve, tani 30-vjeçare, McManus flet hapur dhe ngre gishtin kundër këngëtarit, duke treguar gjithçka ka parë gjatë viteve të punës për të.
“I filmonte takimet e tij në një bibliotekë sekrete, të fshehur pranë fermës së tij “Neverland”. Kishte dollapë të mbushur plot me materiale për të filmuar e fotografuar. Ishte i fiksuar me fotot e fëmijëve”.
McManus tha se shumë herë ka gjetur të brendshmet e Jackson dhe të fëmijëve në vaskën e hidromasazhit, që ishte në dhomën e gjumit të yllit të popit, dhe në banjat e shtëpisë, por dhe që ka parë fëmijë të lëviznin thuajse lakuriq.
Ish-shërbyesja tha se edhe vetë Jackson kishte ndikuar tek ajo për ta frikësuar: “Ishte manipulues. Më telefononte në shtëpi. Kisha frikë për familjen time. Më instruktuan mos të bëja pyetje”.