Lajme

02 May 2017

Ish shoqet e ngushta zgjedhin model të ngjashëm flokësh në Met Gala

Supermodelja 24-vjeçare Cara Delevingne kishte bërë një ndryshim drastik në Met Gala, duke tërhequr mjaft vëmendje. Për të kombinuar më së miri veshjen e saj, një kostum ngjyrë argjendi, Cara kishte lyer kokën e saj qerose me bojë argjendi.
Bukuroshja i preu flokët zero javën e kaluar për rolin e saj në filmin e ardhshëm “Life in a Year”, ku luan rolin e një gruaje që është duke vdekur.

Look-u i modeles mund të themi që ngjan edhe me atë të këngëtares Rita Ora. Kjo e fundit kishte vendosur në kokë një aksesor që e bënte të dukej sikur i kishte prerë flokët shumë të shkurtër.
Hitbërësja e “RIP” kishte zgjedhur të vishte një fustan të kuq të gjatë i markës Marchesa dhe kishte vënë vathë diamanti që kushtonin plot 3milion dollarë.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com