Lajme

27 December 2018

Ishte Beyonce ajo që e ktheu në trend, ja aksesori pas të cilit është dashuruar Tayna

Pavarësisht se performojnë në skenat e klubeve të natës, këngëtaret shqiptare i kushtojnë shumë rëndësi veshjes dhe stilit.

Shpesh zgjedhin klasiken dhe shkëlqimin, por reperja Tayna kohët e fundit ka menduar të huazojë një trend të sjellë nga Beyonce katër vite më parë.

Ajo është parë me aksesorët e fytyrës në formë maskimi, që mbulojnë tiparet veç syve, por në versionin e tyre me temina apo rrjete.

Fillimisht reperja e njohur nga Kosova u shfaq me maskën dhe fustanin me temina ditën e saj të lindjes në javët e para të dhjetorit.

Por ky stil duket se i ngjiti Tayna-s, sa vendosi që të shfaqet me te në koncerte, si rasti i atij në Kosovë mbrëmjen e djeshme.

Ajo mbante veshur një “jumpsuit” gri me xixa, ndërsa fytyrën e mbulon me masën rrjetë.

Me një të tillë u shfaq Beyonce në turneun e saj të katër viteve më parë, “On The Run I”, në qershor të 2014-s, por në versionin e zi të kombinuar me “jumpsuit” të së njëjtës ngjyrë.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com