Lajme

13 May 2018

Izraeli fiton “Eurovizion 2018”

Ka përfunduar edicioni i 63-të i Festivalit Evropian të Këngës, “Eurovisioni”, me finalen e mbajtur në Altice Arena të Lisbonës, në Portugali, ku konkurruan 26 shtete finaliste. Dhe në bazë të votave të shpërndara nga juria dhe publiku, fitues doli Izraeli. Këngëtarja Netta me këngën “Toy” u shpall fituese e “Eurovision Song Contest”.

Pas votimit të jurisë, në pesë vendet e para renditeshin Austria, Suedia, Izraeli, Gjermania dhe Qiproja, mirëpo votat e publikut ndryshuan gjithçka. Në fund triumfoi përfaqësuesja e Izraelit me 529 pikë, e cila padyshim se iu gëzua shumë këtij suksesi duke lënë prapa shqiptaren Eleni Foureira me 436 pikë.


|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com