J. Cole-it i bën diss një…hotel
Për të rënë në sy në ditët e sotme, jo vetëm njerëzit por edhe sipërmarrjet përdorin mënyra herë pas here të çuditshme. Një hotel në Sandy, Utah, hodhi një foto në Tëitter krahas së cilës shkruhej: Po ju vë në gjumë albumi i ri i J. Cole? Ndaloni tek Hampton Inn Sandy dhe kaloni natën në këtë hotel!
Megjithëse ndjekësit e këtij hoteli janë rreth 300, postimi arriti të shihej nga mijëra përdorues të Tëitterit. Kjo sepse pas postimit pati shumë reagim nga fansat e reperit.
Si përfundim menaxherët e hotelit ia arritën qëllimit. E vunë biznesin e tyre në qendër të vëmendjes.