J.Lo e mahnitshme edhe pa make up!
Jennifer Lopez konsiderohet si një ndër femrat më të bukura dhe seksi në pothuajse gjithë botën.
Këngëtarja 49-vjeçare është mjaft aktive në rrjetet sociale e cila shpesh herë poston video dhe foto nga përditshmëria e saj.
Në foton e fundit që J.Lo ka postuar gjëja e parë që vërehet është pikërisht lëkura e saj e cila shkëlqen edhe pse nuk ka asnjë ”pikë” make up në të.
Artistja në fjalë këtë vit pritet të festojë dhe 50 vjetorin e saj por mesa duket vitet për të janë thjeshtë një numër pasi ajo është në super formë.