J.Lo reagon për herë të parë pas thashethemeve për tradhëtinë e Alex Rodriguez!
Jennifer Lopez dhe partneri i saj prej 2 vitesh, Alex Rodriguez, dhanë lajmin për fejesën e tyre vetëm dy ditë më parë!
Dhe menjëherë pas këtij lajmi shpërthyen akuzat për tradhti të Alex ndaj Jennifer.
Jose Canseco një lojtar i njohur, shkruante se Alex e tradhtonte aktoren me ish-bashkëshorten e tij, madje Jose ka qenë vetë prezent kur Alex e ka telefonuar.
Por pavarësisht këtyre thashethemeve, Jennifer vazhdon të ketë të njëjtën marrëdhënie me Alex. “Ajo i ka dëgjuar thashethemet në lidhje me tradhtinë më parë, por asnjëherë nuk i ka lënë ato që të ndërhyjnë në lidhjen e tyre.