Ja arsyeja pse Lady Gaga i dha fund fejesës me Christian Carino-n!
Pasi të gjithë menduam se Lady Gaga më në fund gjeti personin e duhur për të krijuar një lidhje serioze,ajo i dha fund këtyre mendimve!
Bëhet fjalë për Christian Carino-n me të cilit Gaga edhe ishte fejuar por duket se gjërat nuk kanë ecur mirë duke bërë që çifti të ndahet.
“Us Weekly” ka zbuluar disa detaje të reja që tregojnë përse çifti u nda aq papritur.
Dhe që ta dini të gjithë, Christian ka qenë një partner mjaft xheloz.
Ishte Gaga ajo e cila kërkoi ndarjen dhe kjo ndodhi për shkak të mënyrës sesi ai po e trajtonte atë.
“Christian nuk e trajtoi Gaga-n mirë në fund të marrëdhënies së tyre dhe ajo mbështetej te Jeremy Renner në javët para se t’i jepte fund”.