Ja arsyeja pse vajza 3 vjeçe e Mila Kunis pi verë çdo të premte…
Ylli i “Bad Moms, Mila Kunis ka zbuluar së fundmi për “The Sun” arsyen se pse ajo i jep vajzës së saj 3-vjeçe të pijë verë çdo të premte. Aktorja e njohur është shprehur se Wyatt Isabelle pi pak verë pasi familja e saj ndjek traditën hebraike të Shabbat. Sipas saj vajza e vogël e pëlqen shumë këtë ritual, të cilin e bën zakonisht në shtëpi, së bashku me bashkëshortin e saj, Ashton Kutcher, me të cilin ka dhe një djalë 11-muajsh.
“Në zbatojmë traditën e “Shabbat” në shtëpinë tonë. Në këtë ditë ne pimë pak verë. Vajza ime ka nisur të pijë pak verë që kur ka lindur. Të premteve në mëngjes ajo zgjohet dhe unë them se është e premte dhe ajo menjëherë thotë se do të pijë verë”, shprehet Kunis.