Ja ç’do të thotë të jesh bashkëshortja e një seks simboli
Aktorja spanjolle Elsa Pataky po kërkon të rrisë profilin e saj në Australi, dhe të njihet më shumë se thjesht si bashkëshortja e Chris Hemsworth.
Bukuroshja 40-vjeçare e ‘The Fate of Furious’ jeton në Byron Bay me bashkëshortin dhe tre fëmijët, pasi u zhvendosën nga Los Angeles.
“Ne jetojmë në Australi dhe unë dua të bëj diçka këtu dhe të punoj që njerëzit të më njohin pak më shumë se si bashkëshortja e Chris”, ka thënë ajo për Stellar.
Në intervistë Elsa flet edhe për atë se çfarë do të thotë të jesh e martuar me sekssimbolin e Hollivudit. Dhe mesa duket nuk është aq e lehtë saç duket.