Ja çfarë bën Katy Perry kur do të ndihet mirë
Katy Perry duket se nuk ndjehet në formën e saj më të mirë dhe këtë pasiguri e ka shfaqur hapur tek fansat e saj si një mënyrë për të marrë mbështetjen e tyre.
Në mënyrë që të rikthente vetëbesimin këngëtarja e hitit “Chained to the Rhythm” ka kërkuar në Google foto të sajat ku duket ‘hot’, i ka bërë një screenshot dhe këtë e ka postuar në Instagram duke treguar se kjo foto seksi e saj e bëri të ndjehet më mirë.
Gjithashtu ajo ka theksuar se gjëja më e mirë që mund të bësh kur nuk ndihesh mirë me paraqitjen tënde është të kërkosh veten në internet. Sipas Katyt nuk ka asgjë për tu turpëruar, ajo beson se të gjithë e kanë kërkuar veten në Google të paktën një herë në jetën e tyre.