Ja çfarë ka bërë nga xhelozia Miley
Pasi i dhanë një frymë të re lidhjes së tyre dhe u fejuan vitin e kaluar, çifti Miley Cyrus dhe Liam Hemsworth janë më të besueshëm se kurrë.
Por 24-vjeçarja Miley rrëfen se është xheloze sa herë që i fejuari i saj Liam ka kolege një aktore të bukur në filmat e tij. Duke bërë shaka ajo thotë se i fejuari është i survejuar në çdo lëvizje, për të mbajtur të qetë mendjen e saj.
E pyetur nëse e viziton të dashurin e saj gjatë xhirimeve për ta kontrolluar, ajo ka thënë: “Kam spiunët e mi të vegjël kështu që nuk është e nevojshme të jem gjithmonë atje”.