Lajme

21 January 2019

Ja çfarë ka bërë Rita Ora për të shmangur ish të dashurit

Rita Ora ka zbuluar se kohët e fundit ka ndryshuar numrin e telefonit në mënyrë që njerëzit nuk i dëshiron në jetë, të mos kenë kontakt me bukuroshen.

Me sa duket kjo është bërë enkas për ish të dashurit, ku krijuesja e disa hiteve tha se askush nga e kaluara nuk mund ta thërrasë më atë.
“Unë kam pasur të njëjtin numër telefoni për një kohë vërtet të gjatë dhe më në fund e ndryshova. Tani unë jam si, ‘Askush nuk është shkruan mua!’”, tha biondina.
‘Por, kjo është me të vërtetë ndjenjë e mirë. Ndihem sikur kam pasur një pastrim të madh. Është e çuditshme, por e kam bërë”, shtoi ajo.

“Tani kam fuqi se kë ta sjell në jetën time, energjinë që dua dhe vendos vetë me cilët persona dua të flas”, tha këngëtarja.

Rita kujtojmë ka qenë më parë në lidhje me Calvin Harrisin, 35 vjeç, Rob Kardashian, 31 vjeç, dhe James Arthur, 30 vjeç.

Ndërkohë që për momentin përflitet se ësht5 e lidhur me aktorin Andrew Garfield, i cili në të kaluarën ka luajtur rolin e Spidermanit.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com