Lajme

09 June 2017

Ja çfarë po ndodh në lidhjen e JLo dhe Alex Rodriguez

|
By
|
0 Comment
|

Romanca mes Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez nga jashtë duket si një lidhje dashurie perfekte.A-Rod tërë kohën thoshte se sa e jashtëzakonshme është e dashura e tij, derisa në anën tjetër, Lopez tërë kohën fliste se si i dashuri i saj e mbështeste shumë.

Por duket se diçka ka ndryshuar mes tyre. Është Lauren Hunter, e cila po pretendon se prej pesë vitesh ka një aferë me Rodriguez, madje ajo ka thënë se ai e ka tradhtuar edhe këngëtaren dhe ka bërë disa deklarata lidhur me preferencat seksuale.

Sipas E! News, ish e dashura e yllit të bejsbollit ka kërcënuar Rodriguez që ai t’i japë asaj 600.000 dollarë ose në të kundërt ajo flet dhe shpalos mesazhe inkriminuese për të.

Por duket se këngëtarja e ka situatën nën kontroll.

“Ajo di gjithçka, Alex ka qenë shumë i sinqertë me të. Ajo nuk beson që ai e ka tradhtuar që nga koha kur të dy janë në lidhje. Të dy kanë një të kaluar. Jennifer është e foksuar në të ardhmen e saj me Alex. Ai e mbështet atë dhe e inkurajon çdo ditë, Jennifer nuk thotë asgjë për të dashurin e saj, veçse gjëra të mrekullueshme”, ka thënë një burim.

Çifti ishin së bashku në Las Vegas javën e kaluar ku të dy u panë të lumtur bashkë me fëmijët e tyre në disa fotografi në pishinë.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com