Ja çfarë “urren” Catherine Zeta-Jones tek Michael Douglas
Catherine Zeta-Jones dhe Michael Douglas kanë ditëlindjen në të njëjtën ditë, por fituesja e çmimit Oscar ka thënë se e “urren” këtë fakt sepse ajo dëshiron ditën e saj për të festuar.
Së fundmi, Douglas ka festuar 73-vjetorin e lindjes, ndërsa aktorja ka mbushur 48 vjet. Gjatë kësaj dite ai është përpjekur që e gjithë vëmendja të përqëndrohet tek Catherine.
Michael dhe Catherine janë martuar në vitin 2000 dhe kanë dy fëmijë së bashku, Dylan 17-vjeç dhe Carys 14-vjeç.
Zeta-Jones, e cila është 25 vjet më e re se Michael, ka pasur disa partnerë në të kaluarën para se të lidhej me aktorin e njohur.
Ndër ta, prezantuesi John Leslie, këngëtari David Essex, ylli i muzikës pop Mick Hucknall, ndërsa ka qenë e fejuar me aktorin skocez, Angus Macfadyen.
Nga lidhjet afatgjate të Douglas, veçojmë atë me aktoren Brenda Vaccaro që zgjati gjashtë vjet.
Në vitin 1977, asokohe 32 vjeçar, aktori u martua me 19-vjeçaren Diandra Luker, me të cilën ka djalin Cameron të lindur në vitin 1978.