Ja cili është kantautori që Elvana Gjata e “zëvëndësoi” Flori Mumajesin…
Pas një periudhe të gjatë pushimi Elvana Gjata pritet të rikthehet fuqishëm dhe njëkohësisht duke na ofruar mjaft surpriza.
Kohët e fundit është përfolur së tepërmi për një koncert që këngëtarja do të mbajë në Tiranë dhe mesa duket zërat janë të vërtetë sepse këngëtarja ka zgjedhur datën 3 shkurt për të mbajtur koncertin, datë kjo e cila përkon me ditëlindjen e saj.
Gjithashtu, Elvana ka zgjedhur edhe bashkëpunëtorin e saj të ri dhe bëhet fjalë për kantautorin e njohur Pirro Çako.