Lajme

04 January 2019

Ja dasmat e famshme që do të mbahen këtë vit!

Lidhje të reja, martesa dhe ndarje ishin ato që triumfuan në vitin 2019 nga bota e showbizzit.

Por edhe 2019-ta duket se ka rezervuar disa dasma të rëndësishme, që me siguri të gjithë mezi po i presim.

Armina Mevlani dhe Shkëlzen Berisha

 

Në 14 tetor të 2018-s çifti shpalli fejesën, ndërsa planet për damsën Armina Mevlani i kishte treguar pak kohë më parë. Ajo është shprehur se ende nuk ka një datë se kur do të mbahet martesa, por do të jetë së shpejti.

“Dua një martesë shumë intime, por kam përshtypjen që po e bëmë nuk do mbetej edhe aq  intime duke qenë se jemi personazhe publike”, është shprehur blogerja e njohur shqiptare.

Zajmina Vasjari dhe partneri i saj Klodi

Blero Muharremi dhe Afrina Dika

Blero ka zbuluar se ceremonia e tyre e martesës do të mbahet më 21 shtator të vitit 2019. Kujtojmë se propozimi i është bërë në një emision në Kosovë, ku Afrona e lumtur tha “PO”. Blero ka qenë i martuar më parë me aktoren Teuta Krasniqi, me të cilën ka vajzën Tara.

Erik Lloshi

 

Erik Lloshi do të martohet më 17 gusht të vitit 2019 me të fejuarën e tij Romina. Këngëtari dha lajmin e bukur  nga prapaskena e festivalit “Kënga Magjike”, më 4 dhjetor

 

 

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com