Ja fotoja që e bën Gigi Hadid aksidentalisht pjesë të “Vogue”
Gigi Hadid ka pushtuar kopertinat e shume revistave ndërkombëtare të “Vogue” për vite me radhë por modelja ka treguar se paraqitja e saj e parë në “French Vogue” ka ndodhur në mënyrë aksidentale, kur ajo ishte vetëm 5-vjeçe.
Për ta vërtetuar këtë gjë, 22-vjeçarja ka përdorur llogarinë e saj të Twitter, për t’i kërkuar 6.9 milionë ndjekësve të saj, ta ndihmonin që ajo të gjente një foto të sajën kur është shfaqur aksidentalisht në “Vogue Paris”, në fillim të viteve 2000.
Si duket ndjekësit e saj e kanë dëgjuar Gigin dhe menjëherë kanë nisur kërkimin dhe nuk ka vonuar shumë sepse menjëherë një përdoruese e rrjetit social, ka publikuar foton e Hadid, e cila shihet para një modeleje, e cila po xhironte setin fotografik për “French Vogue”.