Ja këngëtarët që do të performojnë në festivalin ”Sunny Hill”
Sunny Hill Festival është një ndër festivalet më të mëdhenj përsa i përket muzikës dhe këtë vit do të mbahet më 2, 3 dhe 4 gusht.
Vitin e kaluar, Sunny Hill Festival mblodhi rreth 50,000 njerëz për tri ditë dhe net rresht pandërprerë, ndërsa këtë vit pritjet janë që ky numër i pjesëmarrësve të rritet edhe më shumë.
“Me edicionin e parë të Sunny Hill, ne i kemi tejkaluar të gjitha pritjet tona. Këtë vit, festivali do të jetë edhe më madhështor, dhe ne sërish do të jemi në qendër të vëmendjes në Evropë. Të gjitha përgatitjet janë duke u bërë që kjo të jetë ngjarja kryesore e muzikës, artit dhe kulturës në gjithë Evropën Juglindore dhe përtej” ka thënë Dukagjin Lipa, themelues dhe udhëheqës i festivalit.
“Shumë shpejtë do t’i bëjmë zyrtar edhe emrat e parë të festivalit, performuesit kryesor të mbrëmjeve. Këtë vit, për të parën herë në vendin tonë, do të kemi fitues të çmimeve Grammy e Brits në Prishtinë. Ka edhe shumë lajme të tjera ekskluzive që do të vijnë në ditët në vijim” ka thënë Lipa.