Lajme

27 June 2017

Ja ku do ta kalojnë verën familja e Jay Z-Beyonce

Edhe pse sapo ka lindur binjakët, ylli i popit dhe bashkëshorti Jay Z kanë vendosur ta kalojnë të gjithë verën në Malibu, në një shtëpi gjigante, që quhet “La Villa Contenta”.E ngritur mbi një shkëmb me pamje nga Paqësori, me 10 dhoma gjumi, 14 banja dhe një pishinë, çifti hollivudian do të paguajë për të 400 mijë dollarë në muaj qira. Beyonce e Jay-Z do të qëndrojnë deri në fund të gushtit, bashkë më vajzën 5 vjeçe Blue Ivy dhe binjakët e sapolindur.Vila ka një oborr të madh me 1000 bimë, një zonë panoramike për shëtitje, një fushë tenisi dhe një shtëpizë për personelin. Në brendësi të vilës ka dhe shumë objekte antike, si një pasqyrë “Chippendale” e vitit 1800, llambadarë të shekullit 18 me kristale, busti i një koke luani rreth 2500-vjeçar, i zbuluar pranë Vezuvit në Itali. Gjithashtu, ka edhe sallë bilardoje me tavolinën prej druri pishe dhe bambuje angleze, një bibliotekë, një dhomë televizori me ekrane super të mëdhenj.

Nuk është një vend dosido, pasi fqinjët janë as më pak e as më shumë Halle Berry, Caitlyn Jenner, Barbra Streisand, Pamela Anderson e Julia Roberts. Për të krijuar një ide më të qartë mjafton t’i hidhni një sy fotove më poshtë

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com