Ja kush qëndron pas llogarisë së vezës që theu rekordin në ‘Instagram’
Mjaftoi një foto e një veze që të thyente rekordin e Kylie Jenner, që zinte vendin e parë me foton më të pëlqyer në “Instagram”.
Tashmë të gjithë janë kuriozë se kush fshihet pas gjithë kësaj. “Too Fab” ka arritur të kontaktojë me një djalë 19-vjeçar, i cili ka dorë në sensacionin e momentit.
Ishan Goel është kujdesur për marketingun, duke e reklamuar dhe e përhapur lajmin me shpejtësi tek sa më shumë njerëz, që veza të fitonte kundër Kylie Jenner. Llogaria që ka fotografinë e vezës, ka gati 7.4 milionë ndjekës, ndërsa vetë fotoja ka arritur 48 milionë pëlqime.
“Po shpresoja që do arrinte të fitonte që kur mori gjysmë milioni pëlqime. Nëpërmjet mesazheve në ‘Instagram’ ofrova ndihmën time për ta kthyer në foto virale”, – ka thënë Goel. Ai ka treguar edhe bisedën me personin që ka krijuar llogarinë në ‘Instagram’ të vezës më të famshme në botë, megjithatë deri më tani askush nuk ka kthyer një përgjigje për “Too Fab”.