Ja me kë po i kalon këto ditë Rihanna
Pas ndarjes nga reperi Drake, Rihanna nuk duket se po ia kalon fare keq.
Madje kjo po rezulton nje periudhë reflektimi për këngëtaren e njohur. Ajo ka ndarë kohë me mashkullin më të rëndësishëm të jetës së saj, babain Ronald Fenty. Ditën e djeshme RiRi ka ndarë foto me ndjekësit e saj në Instagram teksa relaksohej në shtëpinë e familjes, në Barbados, dhe duke i dhuruar një puthje plot dashuri babait të saj. Me lookun e saj pa make up si edhe krah babait simpatik ajo reflekton vetëm lumturi.
Këto ditë ylli nga Barbados ka publikuar dhe një foto tjetër në rrjete sociale. Në të ajo ka shkruar një mesazh drejtuar të gjithë ish të dashurve të saj.
“Asnjë nga ish të dashurit e mi nuk është i martuar ose i lumtur në një lidhje, kështu që i bie që nuk isha unë problemi!”