Lajme

04 February 2018

Ja pritja që ekipi i Bruno Mars i ka bërë Bebe Rexhës

Bruno Mars ka filluar një turne me koncerte anembanë shtetit meksikan, ku do të perfomojë shumë hite të tij.

Ditë më parë informuan se pjesë e turneut, si e ftuar speciale ishte edhe këngëtarja shqiptare, Bebe Rexha.
E kësaj të fundit i kanë organizuar një pritje të këndshme pjesëtarët e stafit të këngëtarit në prapaskenat e koncertit në Meksikë.
Bernard TreWay Lambert, basisti i këngëtarit Mars, shihet teksa në hyrje të një dere e pret biondinën me disa shishe të shampanjës.

“Kur ekipi i Brunos të mirëpret me shampanjë”, ka shkruar ndër të tjerash Bebe në llogarinë personale të Instagramit.

E entuziazmuar me këtë gjë, Rexha merr njërën prej shisheve dhe fillon t’i spërkat të pranishmit para hyrjes në ambientin e brendshëm të prapaskenës.

When Bruno’s team welcomes you with Champagne ??. #24kmagictour @its_treway

A post shared by Bebe Rexha (@beberexha) on

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com