Ja sa para shpenzon Victoria Beckham për një hidratues fytyre
Victoria Beckham është një ndër ikonat e modës në mbarë botën dhe ky është një fakt.
Së fundmi nëpërmjet një postimi ajo ka treguar për ndjekësit e saj në instagram se ka shpenzuar plot 1.200 paund për një hidratues të ri, i cili është i bërë nga gjaku i saj.
Beckham ka treguar se po e përdor këtë produkt kundra plakjes, që është krijuar nga doktoresha Barbara Sturm, shumë e njohur në rrethin e personazheve të famshëm për trajtimin e fytyrës me gjak. Për ndjekësit në instagram ka shpjeguar se gjaku kthehet në një faktor shërues falë qelizave, që janë shumë rigjeneruese dhe anti-inflamatore.
Më pas ajo ka treguar se ndihet shumë mirë pas terapisë dhe se fytyra e saj është shumë e butë dhe me shkëlqim. Vitet e fundit kjo metodë po përdoret gjerësisht, sepse është shumë natyrale dhe efektive në të njëjtën kohë.