Ja si duket Jessica Alba pas ndryshimit të pamjes së saj…
Jessica Alba ka vendosur të bëjë një ndryshim në lookun e saj duke rifreskuar pamjen. Ajo ndryshoi stilin e flokëve dhe ky ndryshim me të vërtetë i ka pëlqyer fansave të aktores amerikane. Për këtë ndryshim rreth flokëve të bukuroshes është kujdesur Chad Wuda. Pas shkurtimit ajo ka ndryshuar edhe ngjyrën duke iu dhënë një hije të butë në karamel.
Megjithëse nuk është një ndryshim drastik në pamjen, tifozët e saj thonë se kjo është e mjaftueshme për freskim dhe se aktorja duhet të mbajë nuancat e buta dhe të ngrohta. Jessica është duke punuar në projekte të reja filmike që do të shfaqen gjatë këtij viti në ekranet e mëdha të kinemave