Lajme

07 September 2017

Ja si ka reaguar Amal kur George i propozoi për martesë

Çdo femër do kishte nxituar për t’i thënë “PO” aktorit idhull të femërave George Clooney. Por e dashura e tij asokohe, në momentin që Clooney i është ulur në gjunjë, për t’i kërkuar që të martoheshin, nuk ka thënë menjëherë po.

Avokatja e njohur është shtangur nga propozimi ose ka dashur ta lërë për 20 minuta në ankth aktorin hollivudian.

“Ai u ul në gjunjë para meje, me nje muzikë romantike në sfond dhe ndërsa nxori unazën unë mbeta e shtangur. Iu desh të qëndronte 20 minuta të tëra në gjunjë para meje, para se t’i thosha po, pasi unë kisha mbetur tërësisht e shtangur”,-është shprehur Amal.

Çifti u martuan në 2014, dhe u bënë prindër të dy binjakëve këtë vit. Amal duket se ka ndryshuar jetën e aktorit, pasi ai gjatë gjithë jetës së tij ishte shprehur se nuk do bëhej ndonjëherë baba. Por tashmë gjërat kanë ndryshuar, dhe George është shumë i dhënë pas Ellës dhe Alexandrit.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com