Ja si u veshën të ftuarit VIP në dasmën e Marinës dhe Getoarit
Nuk kaluan pak minuta dhe në rrjete sociale e portale nisi qarkullimi i fotografive të para të të sapomartuarve, Marinës dhe Getoarit.
Nga vendosja e unazave, shkëmbimi i puthjeve dhe kërcimi i çiftit të gjitha detajet u publikuan në mediat sociale.
Të shumtë kanë qenë personazhet publikë shqiptar, që u bënë pjesë e ceremonisë së shumëpritur të martesës së dy personazheve të njohur të showbizit. Për të parë se çfarë zgjodhën ata të vishnin klikoni në fotot më poshtë.
Urime për çiftin e ditës erdhën jo vetëm nga të ftuarit e shumtë, por edhe nga të njohur të tjerë, dashamirës e ndjekës të të sapomartuarve. E kështu nuk mund të mungonte as urimi nga MCN Radio. Një jetë sa më të lumtur krah njëri-tjetrit për Marinën dhe Getoarin!