Ja si uruan festën e Krishtlindjeve disa prej yjeve shqiptarë
Të gjithë besimtarët e fesë katolike kanë festuar në fillimin e datën 25, festën e tyre të Krishtlindjes.
Solidariteti dhe paqja që janë sinonim i çdo feste, nuk mund të mungonin si fjalë urimi tek secili person që e feston.
Yjet shqiptarë, zgjodhën rrjetet sociale për të uruar.
Disa prej tyre, gjithashtu e festuan me familje këtë festë, teksa pati edhe nga ata që ishin të angazhuar në koncerte.
Moderatorja e njohur Marina Vjollca i ka uruar të gjithë në këtë ditë me anëtë një video ceremonie në kishë.
Xhensila Myrtezaj solli një surprizë për fansat e saj me anë të urimit për festat e fundvitit. Këngëtarja kishte përgatitur një setë fotografik, të kuruar deri në detaje.
Këngëtarja bukuroshe Besa vjen me një projekt muzikor pë të uruar fansat.
Enca ka zgjedhur t’i përshëndes miqtë dhe fansat e saj me anë të një video, ku në sfond dëgjohet kënga ‘Feliz Navidad’.
Aktorja e njohur jo vetëm në Shqipëri, Almeda Abazi ka uruar me anë të një poastimi në InstaStory.
Moderatorja e njohur me origjinë nga Kosova Liberta Spahiu, ka uruar me anë të një postimi në të cilin duket mjaft atraktive dhe sensuale.
Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare ka uruar festat e fundvitit me ane të një postimi me të dashurin dhe familjen e saj.