Jam jetim, dua të bëhem grua, më ndihmoni! Historia e dyshimtë e Tomorrit nga Lushnja
Tomorr Brahushi është 44- vjeç, jeton në Lushnje por që origjinën e ka nga Vlora. Të paktën kështu është shprehur ai vetë në një intervistë të dhënë së fundmi për “A1 Report”, ku u bën thirrje të gjithëve ta ndihmojnë atë pasi nuk ndihet mirë si mashkull por kërkon mbështetje për të kryer operacionet e duhura në mënyrë që të kthehet në femër.
Po të bësh një google search për Tomorr Brahushin, do të shihni se kjo nuk është hera e parë që ai shfaqet në media.
Tek Çani është shfaqur në vitin 2017 teksa kërkon ndihmë ekonomike pasi është jetim.
Tek portali “Durrësi Lajm” është shfaqur gjithashtu me një tjetër histori. Asokohe për këtë portal Tomorri është shprehur se është nga Durrësi dhe del për të kërkuar lëmosha në qytet.
Vallë të tallet me mediat Tomorri? Kjo mbetet për t’u parë!