James Arthur tregon për marrëdhënien me artisten shqiptare e si ajo i krijoi varësi nga seksi
Fituesi i “X Factor” në vitin 2012 në Angli i ka habitur të gjithë me deklaratën e tij.
James Arthur ka deklaruar se këngëtarja me origjinë shqiptare Rita Ora e ka bërë të kalojë netë magjike përpara se ta linte. Aq sa i krijoi varësi nga seksi.
Ai pranoi se është i varur edhe nga lëndët narkotike, shkruan The Sun. Ndër të tjera këngëtari tha se kur ishte takuar me Ritën për herë të parë ishte bërë i varur nga seksi prej saj. James pretendon se këngëtarja e donte.
Këngëtari u bë i famshëm vetëm pas fitimit të “X Factor” dhe ishte habitur kur Rita i kishte thënë se e donte. Ndërkohë, pasi u ndanë, këngëtari shprehet se kishte vuajtur shumë kur mori vesh që Rita ishte me dikë tjetër tashmë. Ndërsa theksoi se u përpoq të lidhej sërish me këngëtaren shqiptare, por nuk funksionoi. Gjithsesi ata mbeten miq, të paktën në rrjete sociale e ndjekin njëri-tjetrin.