Lajme

08 February 2018

James Dornan tregon prapaskenat e skenave të seksit, ja pse nuk doli tërësisht nudo

Aktori Jamie Dornan është kthyer pa dyshim në një nga fenomenët e kinematografisë.

Femrat në të gjithë botën e njohin atë falë rolit të Christian Grey në tri seritë e famshme “Fifty Shades”.
Megjithëse përflitej se do të shfaqej nudo në episodin e fundit duke treguar kështu edhe organin gjenital, kjo gjë nuk ndodhi në “Fifty Shades Freed”.

I pyetur nga revista “Elle”, Dornan tregoi se “nuk ka dashur që ta bëjë një gjë të tillë, pasi ajo pjesë është shumë private dhe dëshiron ta ruajë si të tillë”.
Përpos kësaj ai tregoi se “Fifty Shades Freed” është një film erotik, por jo pornografik.

Ndërkohë, ka mohuar faktin se produksioni i ka ofruar një milion dollarë për të shfaqur nudo gjithë trupin, ashtu siç spekulohej në media.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com