Lajme

10 April 2017

Janet Jackson ndahet nga bashkëshorti për arsye fetare

|
By
|
0 Comment
|

Janet Jackson është ndarë nga burri i saj multi-milioner vetëm disa muaj pasi lindi fëmijën e saj të parë në moshën 50, kanë thënë për Daily Mail, burime të afërta me këngëtaren të dielën.
Motra e yllit të popit Michael Jackson, u martua me biznesmenin e Katarit Wissam Al Mana në vitin 2012 dhe djali i tyre, Isa, u lind më 3 janar.
Ajo ishte tërhequr nga qendra e vëmendjes, madje edhe kishte shtyrë turneun e saj botëror të vitit të kaluar, që përfshinte 36 shfaqje, vetëm për familjen e saj.
Por, mbrëmë një mik i ngusht i Jackson ka thënë se Janet dhe Wissam kanë vendosur që të ndajnë rrugët e tyre.
“Ata janë dy njerëz të zënë, por të vendosur për të qenë prindër të mirë, edhe në qoftë se ata janë të ndarë. Është miqësore dhe Isa do të qëndrojë me nënën e tij në Londër”, ka thënë burimi.
Kur çifti u martua, ka pasur spekulime se Jackson ishte konvertuar në islam.
Këngëtarja ishte e martuar për pak kohë me këngëtarin James Debarge në vitin 1984, ndërsa meksikani Rene Elizondo ishte burri i saj i dytë.
Divorci mund t’i kushtojë shumë 42-vjeçarit Al Mana, pasuria e të cilit vlerësohet të jetë rreth 800 milionë euro.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com