Jay Z anulon koncertin, shkak problemet teknike
Jay Z ka anuluar një tjetër koncert për shkak të problemeve teknike. Ditën e premte, reperi 47-vjeçare ka bërë publik lajmin se do të anulonte një tjetër koncert të turneut të tij “4:44”, i cili ishte planifikuar për javën e ardhshme.
Ai ka realizuar një deklaratë përmes “Omaha World-Herald”, ku shpejdoi arsyet pse nuk do të jepte koncertin e planifikuar më 6 dhjetor.
“Një shënim nga Jay Z: Për shkak të cilësisë së këtij produksioni, ne nuk mund të fusnin ekranet në ndërtesën në Nebraska. Turneu është shumë i rëndësishëm për mua që ta bëj gjysma-gjysma. E njëta gjë ndodhi edhe në Frenso. Më duhet ta anuloj këtë koncert. Ju respektoj aq shumë sa nuk mund të marr paratë dhe të iki”.