Jay Z befason, zbulon në këngën ‘Smile’ se nëna e tij është lesbike
Jay-Z iu desh të bindte nënën e tij se sa e rëndësishme ishte që publikisht të trajtohej seksualiteti i saj në albumin e tij të ri ‘4:44’ para se ajo të pranonte që kjo e vërtetë të shfaqej në projektin e tij.
Reperi befasoi fansat duke zbuluar në këngën “Smile”, se nëna e tij, Gloria Carter është një lezbike. Kjo e fundit nuk ishte e interesuar që të ekspozonte jetën e saj personale në sy të publikut kur mësoi për planin e muzikës së djalit të saj.
Në gjysmën e dytë të intervistës podcast për Rap Radar, e cila u publikua në shërbimin e transmetimit Tidal këtë të premte, Jay-Z shpjegoi pse ai donte të tregonte historinë e saj në këngën që do të ishte pjesë e albumit të tij të fundit.
“Është një histori e bukur dhe unë isha krenar,” tha ai. “Kemi pasur një bisedë të bukur (për jetën e saj) dhe kjo më bëri që të bëja këngën megjithëse nuk kisha leje për ta bërë “.
“Isha aq i lumtur me personin që ajo është bërë,dua thjesht ta jetojë jetën e saj krenare për veten e saj.”
Gloria përfundimisht e pranoi kërkesën e djalit të saj dhe Jay-Z nuk mund të ishte më i lumtur me rezultatin: “Është një nga këngët e mia më të bukura”, tha ai. “E dua ate kenge.”
Gloria u divorcua me babanë e Jay, Adnis Reeves, kur muzikanti ishte i vogël, dhe në tekstin për ‘Smile’, rapper zbulon se ai “derdhi lotë gëzimi” kur ajo e gjeti dashurinë përsëri pas viteve duke u “fshehur në dollap”.