Jay Z e pranon se e ka tradhtuar Beyonce
Asnjëherë, Jay Z nuk kishte pranuar se e kishte tradhtuar gruan e tij Beyonce.
Por në një bisedë me Dean Baquet nga “The New York Times”, sipërmarrësi i lindur në New York jo vetëm që pranoi se ishte i pabesë ndaj gruas së tij me të cilën është i martuar prej nëntë vjetësh, por këngëtari i “Young Everever”, gjithashtu është shprehur se terapia i mbajti ata larg nga divorci.
Ai gjithashtu foli për miqësinë e tij të vështirë me Kanye West, por këmbënguli se do ta dojë gjithmonë burrin e Kim Kardashian dhe se ata do të qeshin me këto shaka kur ata të jenë 89 vjeç.