Jay Z flet për albumin e tij më të fundit, ja detajet që nuk i dinit…
Në mes të turneut të tij “4:44”, Jay Z ka folur për albumin e tij më të fundit, që e konsideron një përpjekje për t’u shprehur shpirtërisht për evolucionin e tij si njeri, djalë, burrë e bashkëshort.
Për “New York Times”, reperi tregon si e bëri albumin “4:44” dhe se si bashkëshortja e tij Beyonce krijoi projektin “Lemonade” nga albumi i përbashkët që ata kishin planifikuar.
“Ne po punonim në një material së bashku dhe më pas u bë Lemonade. Ne bënim shumë biseda. Vërtet isha krenar me muzikën që ajo bënte dhe ajo ishte krenare me muzikën që unë bëja. Ne vërtet kemi respekt të shëndoshë për njëri-tjetrin. Mendoj se ajo është fantastike. Ndarja në një pikë ishte e pashmangshme, sepse shumë njerëz nuk e shohin veten. Gjëja më e vështirë është të shohësh fytyrën e dikujt që ti e ke shkaktuar dhe më pas duhet të merresh me veten”, deklaroi Jay Z.