Lajme

07 April 2018

Jay Z flet për herë të parë për reagimin e Beyonce pas zbulimit të tradhëtisë

Para disa vitesh në mediat rozë u përfol për një krisje të madhe në martesën e çiftit të njohur Beyonce dhe Jay Z për shkak të tradhëtisë së Jay Z.

Lidhur me këtë ngjarje dyshja nuk pranoi të fliste për vite me radhë. Por më në fund pas kaq shumë kohësh, në intervistën që Jay Z bëri në shfaqjen e David Letterman, vendosi të tregojë publikisht se është penduar për atë veprim.

I pyetur nga Letterman, i cili e parapriu pyetjen duke treguar historinë e tij personale të tradhtisë, Jay Z u shpreh:

“Ashtu si ti edhe unë kam një grua të bukur, e cila më kupton dhe e di që kjo e keqe nuk mund të mposhte të gjitha të mirat që unë kisha bërë dhe mori vendimin për të shkuar në terapi, pasi ne e duam vërtetë njëri-tjetrin. Ne me të vërtetë u përpoqëm. Për shumë vite muzika që unë bëj është rezultat i gjërave që kanë ndodhur. Ashtu si ti edhe mua më pëlqen të mendoj se jemi në një vend më të mirë sot, por vazhdojmë të punojmë, të komunikojmë dhe të rritemi. Jam krenar për babain dhe bashkëshortin që jam sot, falë gjithë punës së bërë”.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com